Junior Achievement of Albania zhvilloi këtë javë një seri sesionesh informuese në katër qytete: Lezhë, Tiranë, Korçë dhe Berat, me qëllim prezantimin e të rinjve me mundësitë që ofrojnë sipërmarrja dhe inovacioni. Aktivitetet u organizuan në kuadër të programit Skill Alb, duke u fokusuar në rritjen e ndërgjegjësimit të nxënësve mbi rëndësinë e aftësive digjitale, profesionale dhe sipërmarrëse në tregun e punës që po evoluon vazhdimisht. Përmes Skill Alb, pjesëmarrësit pajisen me aftësi praktike që i ndihmojnë të lidhin arsimin me punësimin dhe të përshtaten me kërkesat e një tregu pune që ndryshon shpejt.
GEW 2025 me JA Albania: Nga Piramida në gjithë Shqipërinë
Junior Achievement of Albania shpallet “Model Organisation 2025” nga JA Europe
Të rinjtë e InnoVET 2.0 eksplorojnë inovacionin dhe sipërmarrjen në vizitën e dytë studimore në Universitetin POLIS
Junior Achievement of Albania, në bashkëpunim me Universitetin POLIS, organizoi vizitën e dytë studimore në kuadër të programit InnoVET 2.0, me pjesëmarrjen e 36 nxënësve nga Shkolla Teknike Korçë (26 nxënës) dhe Gjimnazi “Sami Frashëri” në Tiranë (10 nxënës). Nxënësit, të gjithë nga klasat e para dhe të dyta, u përfshinë në një eksperiencë orientuese që synon t’i afrojë ata me botën e inovacionit, prototipimit dhe sipërmarrjes.
InnoVET 2.0 afron të rinjtë me sipërmarrjen përmes sesioneve informuese në Korçë & Tiranë
Gjatë muajit nëntor, Junior Achievement of Albania zhvilloi dy sesione informuese në kuadër të projektit InnoVET 2.0. Javën e parë të nëntorit u zhvillua sesioni i tretë në Shkollën Teknike Korçë me pjesëmarrjen e 98 nxënësve, dhe javën pasardhëse sesioni i katërt në Gjimnazin “Sami Frashëri” në Tiranë me 92 nxënës.



