Junior UP këtë vit solli edicionin e tij të katërt, duke vazhduar traditën si programi i dedikuar për alumnit e Junior Achievement of Albania që synojnë të zhvillojnë dhe të rrisin startup-et e tyre.
Nga 29 aplikime, vetëm 6 startup-e u përzgjodhën për të qenë pjesë e Demo Day, dhe ndër to, 3 më premtueset siguruan financim për të çuar idetë e tyre në një nivel tjetër.
Pas disa muajsh të mbushur me workshops, trajnime dhe evente startup-esh, konceptet e pjesëmarrësve u transformuan në biznese konkrete, gati për të lënë gjurmë në komunitetin lokal dhe më gjerë.
Gjatë Demo Day, çdo startup pati 3 minuta për të prezantuar idenë e vet, të ndjekura nga një sesion pyetje-përgjigje me jurinë e Junior UP.
Mbrëmja u mbyll me ndarjen e fondeve për startup-et fituese.
Fituesit e Junior UP 4.0
Roots – $10,000
Një platformë digjitale që lidh turistët me eksperienca autentike në Shqipëri, duke promovuar turizmin e qëndrueshëm dhe fuqizuar komunitetet lokale.
Ikarus – $10,000
Një aplikacion parandalues që identifikon zonat me rrezik të lartë për zjarre përmes analizës së të dhënave satelitore, duke mundësuar ndërhyrje të shpejtë dhe efektive.
Pigi – $10,000
Një aplikacion edukativ i gamifikuar që ndihmon fëmijët të mësojnë për paranë dhe menaxhimin financiar përmes lojërave dhe misioneve interaktive.
Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë pjesëmarrësit, anëtarët e jurisë dhe për Plug and Play Tirana, partnerin me të cilin bashkëpunuam këtë vit për të sjellë një dimension të ri në ekosistemin e inovacionit dhe startup-eve në Shqipëri.
Mbështetja dhe bashkëpunimi juaj janë pjesë e këtij udhëtimi transformues që zhvillon çdo vit alumnit JAA.
Për fituesit dhe të gjithë startup-et pjesëmarrëse, ky është vetëm fillimi.
E ardhmja është plot mundësi — vazhdoni të inovoni, të ëndërroni dhe të krijoni.
