THIRRJE PËR PROPOZIME – EU Code Week

Financim për projekte në fushën e programimit në kuadër të EU Code Week – €2,500

Afati i aplikimit: 31 dhjetor 2025

Për të nxitur zbatimin e projekteve të reja, inovative në fushën e programimit, si dhe zgjerimin e nismave ekzistuese që janë në përputhje me objektivat e Java Evropiane e Kodimit (EU Code Week), rrjeti Code4Europe ka hapur një mundësi financimi për projekte me bazë lokale.

Në këtë kuadër, Junior Achievement Albania (JAA), në rolin e qendrës rajonale të EU Code Week për Shqipërinë, Malin e Zi, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, fton organizatat të aplikojnë për mbështetje financiare për nisma që promovojnë arsimimin digjital, programimin dhe të menduarit kompjuterik.

Një projekt i përzgjedhur do të marrë financim prej €2,500.

EU Code Week financohet nga Bashkimi Evropian.

Qëllimi

Kjo thirrje synon të identifikojë dhe mbështesë projekte lokale që përparojnë misionin e EU Code Week — promovimin e programimit, të menduarit kompjuterik dhe aftësive digjitale në të gjithë Evropën.

Objektivat

  • Nxitja e zhvillimit të aktiviteteve inovative dhe të shkallëzueshme në fushën e programimit.

  • Mbështetja e nismave që integrojnë programimin në arsim dhe rrisin përfshirjen e nxënësve.

  • Forcimi i bashkëpunimit mes komuniteteve lokale dhe palët e interesuara lokale.

  • Prioritet për projekte që reduktojnë diferencën gjinore dhe nxisin diversitetin në arsimin STEM.

Detajet e Financimit

Çdo projekt i përzgjedhur do të marrë €2,500, bazuar në cilësinë e aplikimit sipas kritereve të mëposhtme:

  • Qartësia dhe përmbajtja e propozimit

  • Mundësia për zbatim dhe plani i implementimit

  • Ndikimi i pritshëm

  • Përshtatja me objektivat e EU Code Week

Kush mund të aplikojë

Të drejtë aplikimi kanë organizatat me bazë në Shqipëri, Serbi, Maqedoninë e Veriut ose Malin e Zi, përfshirë:

  • Shkolla (përmes shoqatave mbështetëse)

  • Organizata private dhe klube programimi

  • Biblioteka dhe institucione publike (përmes OJF-ve)

  • Qendra jashtëshkollore dhe shoqata në arsim digjital

  • Organizata që promovojnë teknologjinë, programimin dhe mendimin algoritmik

Aktivitetet e pranueshme për financim

Fondi mund të përdoret për:

  • Licenca për platforma mësimore online

  • Materiale mësimore dhe pajisje për pjesëmarrësit

  • Komunikim dhe promovim (fletushka, marketing online, etj.)

  • Mbështetje teknike ose profesionale për evente online

  • Qira hapësirash dhe infrastrukturë të nevojshme

  • Zhvillim ose pilotim të projekteve inovative në aftësi digjitale

  • Zgjerim të nismave ekzistuese në shkolla apo rajone të reja

  • Aktivitetet komunitare që nxisin arsimin digjital

  • Nisma që promovojnë programimin në shkolla ose mes grupeve të nën-përfaqësuara (p.sh. vajzat në STEM)

  • Trajnime në robotikë ose programim

  • Burime edukative për edukim digjital

  • Hackathone, gara programimi apo evente mbi aftësitë digjitale

  • Krijim ose zgjerim të klubeve lokale STEM

  • Trajnime për mësues mbi mjetet digjitale

  • Programe mentorimi ose mësimi ndërmjet bashkëmoshatarëve në fushën e STEM

Kritere përjashtuese

Nuk do të financohen:

  • Projekte jashtë vendeve pjesëmarrëse (Shqipëri, Serbi, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut)

  • Nisma me karakter politik ose fetar

  • Projekte që përfitojnë vetëm individë të caktuar

  • Aktivitetet që nuk lidhen me objektivat e EU Code Week

  • Projekte që nuk shërbejnë interesin publik

Procesi i Aplikimit

Organizatat e interesuara ftohen të dërgojnë propozimet e tyre deri më 31 dhjetor 2025, në adresën e emailit:

📧 info@junior-albania.org

Forma e Aplikimit

Çdo aplikim duhet të përmbajë:

  • Përshkrimi i projektit, i cili përfshin objektivat e tij kryesore dhe ndikimin e pritshëm

  • Plan zbatimi me afate dhe burime

  • Informacione për organizatën dhe eksperiencën përkatëse

  • Plan buxheti për aktivitetet e propozuara

Ju lutemi përdorni formularin zyrtar të aplikimit të ofruar nga organizatorët.

Vlerësimi dhe Përzgjedhja

Propozimet do të vlerësohen nga një komitet përzgjedhës i përbërë nga përfaqësues të EU Code Week (ambasadorë, mësues udhëheqës, koordinatorë arsimorë) dhe nga përfaqësues të qendrës rajonale Code Week Hub.

Kriteret e vlerësimit përfshijnë:

  • Cilësinë dhe qartësinë e propozimit

  • Zbatueshmërinë dhe inovacionin

  • Ndikimin dhe mundësinë e shkallëzimit

  • Kontributin ndaj objektivave të EU Code Week

Afatet Kryesore

  • Hapja e thirrjes: 20 tetor 2025

  • Afati për dorëzimin e aplikimeve: 31 dhjetor 2025

  • Njoftimi i projekteve fituese: 16 janar 2026

  • Periudha e zbatimit të projekteve: 19 janar – 30 prill 2026

  • Dorëzimi i raportit përfundimtar: Brenda 30 ditëve pas përfundimit të projektit

Kushtet e Pagesës

Pas nënshkrimit të marrëveshjes së financimit:

  • 70% e grantit do të transferohet paraprakisht për të nisur zbatimin e projektit.

  • 30% e mbetur do të paguhet pas dorëzimit dhe aprovimit të raportit përfundimtar dhe provave të përdorimit të fondeve.

Shënim

Kjo thirrje publikohet nga Junior Achievement Albania (JAA) në cilësinë e saj si qendër rajonale e EU Code Week për Shqipërinë, Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.
Mbështetja financiare për projektet fituese do të ofrohet drejtpërdrejt nga JAA, e cila mban përgjegjësinë e plotë për përgatitjen, publikimin dhe procesin e përzgjedhjes, në përputhje me udhëzimet e Code4Europe.