Në muajin Dhjetor, katër sesione intensive mbi Design Thinking bashkuan rreth 230 anëtarë të kompanive të nxënësve në Piramidën e Tiranës, duke u ofruar atyre mjete praktike për të zhvilluar ide biznesi të qarta dhe të orientuara nga tregu.
InnoVET 2.0 afron të rinjtë me sipërmarrjen përmes sesioneve informuese në Korçë & Tiranë
Gjatë muajit nëntor, Junior Achievement of Albania zhvilloi dy sesione informuese në kuadër të projektit InnoVET 2.0. Javën e parë të nëntorit u zhvillua sesioni i tretë në Shkollën Teknike Korçë me pjesëmarrjen e 98 nxënësve, dhe javën pasardhëse sesioni i katërt në Gjimnazin “Sami Frashëri” në Tiranë me 92 nxënës.


