JAA në Startup Open Air & Pirate Summit 2025

Në fund të muajit Gusht, Junior Achievement of Albania (JAA) dhe alumni të programit JuniorUP morën pjesë në dy prej eventeve më frymëzuese të startup-eve në Europë, Startup Open Air në Bonn dhe edicionin e fundit të Pirate Summit në Köln më 27 - 28 Gusht.

Startup Open Air ishte një event dinamik, ku themelues, investitorë dhe krijues u takuan në një atmosferë informale dhe plot energji. Për alumni-t tanë, kjo shërbeu si një hyrje ideale përpara pjesëmarrjes në një nga eventet më ikonike të sipërmarrjes në Europë.

Një ditë më pas në Köln, ata iu bashkuan edicionit të fundit të Pirate Summit, një event legjendar që prej vitit 2010 ka mbledhur mijëra themelues nga e gjithë bota. Pirate Summit nuk ka qenë kurrë vetëm për startup-et, ai ka qenë për autenticitetin, qëllimin dhe ndërtimin e lidhjeve të vërteta.

Për JAA, ky ishte një moment me vlerë pasi startup-et e JuniorUP patën mundësinë jo vetëm të prezantojnë idetë e tyre, por edhe të përjetojnë energjinë e një ekosistemi që feston sipërmarrjen në formën e saj më autentike. Nga atmosfera e hapur e Bonn-it tek skena simbolike e Odonien në Köln, alumni-t tanë u lidhën me bashkëmoshatarë, investitorë dhe aktorë ndryshimi nga kontinente të ndryshme.

Junior Achievement of Albania mbetet e angazhuar në nxitjen e shpirtit sipërmarrës, duke i ofruar të rinjve shqiptarë mundësinë të ekspozohen në skena ndërkombëtare dhe të bëhen pjesë e rrjeteve globale. Përmes këtyre përvojave, vazhdojmë të krijojmë hapësira ku ata mund të mësojnë, të ndërtojnë lidhje dhe të zhvillohen si brezi i ardhshëm i inovatorëve.

Once a Pirate, always a Pirate.
ARRR! 🚀