GGC - Ekipi shqiptar i nominuar për çmimin online evropian në Women and Girls in STEM Forum

Women and Girls in STEM Forum 2025 ftoi vajza të moshës 14–19 vjeç nga e gjithë Europa për të gjetur zgjidhje që rrisin sigurinë online duke përdorur mjete digjitale inovative.

I organizuar në kuadër të Girls Go Circular, me mbështetjen e EIT Community dhe Komisionit Evropian, forumi promovon kreativitetin, punën në grup dhe zgjidhjen e problemeve. Ky forum ofron një mundësi unike që të rejat të fitojnë besim, të forcojnë aftësitë digjitale dhe të kontribuojnë në adresimin e një prej sfidave më urgjente të kohës sonë si siguria online.

Këtë vit, ekipi i JAA “Blue Moon – Machine Learning” nga gjimnazi Hasan Tahsini, Sarandë u përzgjodh si aplikimi më i mirë në nivel kombëtar dhe tashmë është i nominuar mes 24 vendeve për Audience Choice Award në Cybersecurity Student Challenge. Ky nominim u jep të rinjve shqiptarë mundësinë të prezantojnë idetë e tyre në një nivel evropian dhe të konkurrojnë për njohje ndërkombëtare.