Themelohet një brez i ri sipërmarrësish: 28 të rinj të JUP 4.0 marrin pjesë në workshop-e intensive mbi startup-et

Programi Junior Up 4.0, i krijuar për të mbështetur të rinjtë shqiptarë në hapat e parë drejt sipërmarrjes, ka përfunduar me sukses një cikël të dedikuar workshop-esh me pjesëmarrjen e 28 themeluesve të rinj.

Këto sesione u zhvilluan në kuadër të fazës së parë të programit të inkubimit dhe përfshinë pesë workshop-e tematike, të facilituara në bashkëpunim me ekspertë të ekosistemit ndërkombëtar të startup-eve, veçanërisht nga rrjeti global Plug and Play. Temat e trajtuara përfshinë:

  • Legal Framework & Lean Startup

  • Venture Clienting

  • Problem-Solution Fit

  • Pitching & Investor Relations

  • Sales & Marketing

Pjesëmarrësit janë ekipe të përzgjedhura nga faza e Bootcamp-it të përzgjedhjes, ku 13 startup-e u zgjodhën për të vazhduar rrugëtimin e tyre në JUP 4.0, një nga programet më gjithëpërfshirëse të inkubimit të të rinjve në Shqipëri.

🔜 Hapi i radhës: Demo Day – ku startup-et pjesëmarrëse do të prezantojnë idetë e tyre përpara jurisë dhe përfaqësuesve të JA Albania. Startup-et më premtuese do të përzgjidhen për të përfituar grante financiare për zhvillimin e mëtejshëm të ideve të tyre.

Programi Junior UP, pjesë e Junior Achievement of Albania, mbështet të rinjtë nga mosha 18–26 vjeç për të kaluar nga arsimi formal në krijimin e startup-eve të qëndrueshme dhe me ndikim në shoqëri.