Edukim

Konkursi Kombëtar Universitar "Debating Economics" 2026

Konkursi Universitar Kombëtar "Debating Economics" 2026, i organizuar nga Junior Achievement of Albania, u zhvillua në 26-27 Qershor në Piramidën e Tiranës, duke mbledhur klubet e debatit nga universitete të ndryshme të Shqipërisë në një fundjavë të dedikuar mendimit kritik, argumentimit dhe debatit akademik.

Demo Day shpall fituesit e Programit të Inkubimit dhe Akselerimit të Startupeve në kuadër të projektit SkillALB

1 Qershor 2026, Junior Achievement of Albania organizoi Demo Day, eventin përmbyllës të Programit të Inkubimit dhe Akselerimit të Startupeve, i zhvilluar në bashkëpunim me ENGIM dhe AKPA, në kuadër të projektit SkillALB.

Takimi i parë i konsorciumit për Projektin YSBE Net – Limasol & Nikosia, Qipro | 5–6 Shkurt 2026

Organizatat Junior Achievement nga Shqiperia, Rumania, Qiproja, Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia u mblodhën në Qipro për takimin e parë të konsorciumit të Projektit YSBE Net (Youth Social Business & Entrepreneurship Network), një iniciativë Erasmus+ që mbështet edukimin në sipërmarrjen sociale dhe ndërtimin e kapaciteteve për organizatat që punojnë me të rinjtë.

Trajnimi i Menaxhimit të Projekteve Fuqizon Kompanitë e Nxënësve në të Gjithë Shqipërinë

Në janar, një seri trajnimesh mbi Menaxhimin e Projekteve u lancua online për nxënësit e shkollave të mesme në klasat 10 deri në 12, të gjithë pjesëmarrës aktivë në programin kryesor Kompania e Nxënësve të Junior Achievement Albania.

Lançimi i projektit Europian YSBE Net: Youth Social Business Entrepreneurship Network

Junior Achievement Albania, së bashku me Junior Achievement Romania dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë, ka nisur zbatimin e projektit europian YSBE Net – Youth Social Business Entrepreneurship Network, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Europian në kuadër të Programit Erasmus+.

Design Thinking Fuqizon Kompanitë e Nxënësve për të Ndërtuar Ide të Gatshme për Tregun Sipërmarrje

Në muajin Dhjetor, katër sesione intensive mbi Design Thinking bashkuan rreth 230 anëtarë të kompanive të nxënësve në Piramidën e Tiranës, duke u ofruar atyre mjete praktike për të zhvilluar ide biznesi të qarta dhe të orientuara nga tregu.