Mbi 400 mësues pjesë e trajnimeve të JA Albania për edukimin financiar dhe lidershipin

Mbi 400 mësues pjesë e trajnimeve të JA Albania për edukimin financiar dhe lidershipin

Gjatë këtij viti, Junior Achievement Albania vijoi të investojë në zhvillimin profesional të mësuesve, duke trajnuar dhe akredituar mbi 400 mësues në programe që synojnë zhvillimin e aftësive për nxënësit.

Rreth 220 mësues të arsimit parauniversitar u trajnuan për modulin "Financat Personale", ndërsa 190 mësuese të arsimit parashkollor u akredituan për modulin "Vetvetja". Trajnimet u zhvilluan në Durrës, Elbasan, Dibër, Gjirokastër, Pogradec, Berat, Shkodër dhe Tiranë, duke forcuar kapacitetet e mësuesve për të zbatuar metoda bashkëkohore të mësimdhënies.

Edukimi financiar në fokus gjatë Javës Globale të Parasë

Edukimi financiar në fokus gjatë Javës Globale të Parasë

Në kuadër të Javës Globale të Parasë, Junior Achievement Albania organizoi një sërë aktivitetesh që promovuan edukimin financiar dhe të nxënit përmes përvojës.

Mbi 500 nxënës të klasës së nëntë morën pjesë në Kuizin Online të Financave Personale, duke testuar njohuritë e tyre mbi menaxhimin e financave dhe vendimmarrjen financiare. Ndërkohë, rreth 50 nxënës u angazhuan në Kampet e Financës, të zhvilluara në Durrës dhe Vlorë, ku morën pjesë në aktivitete praktike dhe sfida që forcuan aftësitë e tyre financiare dhe sipërmarrëse.

JA Worldwide në studiot e transmetimit në Tiranë për të vlerësuar lidershipin e JA Albania në edukimin sipërmarrës të të rinjve në rrjetin global

Në mesin e muajit shkurt, Blerina Guga, CEO e Junior Achievement Albania, dhe Asheesh Advani, CEO i Junior Achievement Worldwide, diskutuan rëndësinë në rritje të edukimit sipërmarrës gjatë një interviste në emisionin “Wake Up” në Top Channel.

Gjatë bisedës, CEO e JAA prezantoi qasjen eksperienciale që Junior Achievement Albania zbaton në arsim, e cila fokusohet në të nxënit përmes praktikës, zhvillimin e mendësisë sipërmarrëse dhe ndërtimin e aftësive thelbësore të buta, ndërkohë që forcon edhe kapacitetet e mësuesve për të ofruar një arsim modern dhe të orientuar drejt përvojës.

Nxënësit janë gati për GEN-E 2026 të JA Albania!

Përvoja e nxënësve

Më pëlqeu mënyra se si arritëm t’i kthenim idetë tona në një plan konkret biznesi. Ishte shumë emocionuese të punonim si ekip dhe të arrinim këtë rezultat,” u shpreh një nxënës pas përfundimit të ciklit të trajnimeve.

Hapi i radhës për nxënësit është pjesëmarrja në Festivalin Rajonal të Kompanive të NxënësvePrill 2026, i cili do të pasohet nga Festivali Kombëtar. Kompania fituese do të ketë mundësinë të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Evropian GEN-E 2026, i cili këtë vit do të zhvillohet në Riga, Letoni, ku nxënësit do të prezantojnë idetë dhe kompanitë e tyre përpara një audience ndërkombëtare.

Përvoja frymëzuese që fuqizojnë nxënësit në të gjithë Shqipërinë

Përvoja frymëzuese që fuqizojnë nxënësit në të gjithë Shqipërinë

Junior Achievement Albania vijon të zgjerojë të nxënit përtej klasës, duke ofruar përvoja praktike dhe angazhuese që ndihmojnë të rinjtë të zhvillojnë aftësi thelbësore për jetën, karrierën dhe sipërmarrjen.

Një Ditë Inovacioni frymëzuese, e organizuar në kuadër të EU Code Week dhe në bashkëpunim me TUMO Tirana, u zhvillua në Piramiden e Tiranes. Aktiviteti mblodhi 20 nxënës nga Ramazan Jarani School, të cilët…

Takimi i parë i konsorciumit për Projektin YSBE Net – Limasol & Nikosia, Qipro | 5–6 Shkurt 2026

Organizatat Junior Achievement nga Shqiperia, Rumania, Qiproja, Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia u mblodhën në Qipro për takimin e parë të konsorciumit të Projektit YSBE Net (Youth Social Business & Entrepreneurship Network), një iniciativë Erasmus+ që mbështet edukimin në sipërmarrjen sociale dhe ndërtimin e kapaciteteve për organizatat që punojnë me të rinjtë.