Junior Achievement Albania vijon të zgjerojë të nxënit përtej klasës, duke ofruar përvoja praktike dhe angazhuese që ndihmojnë të rinjtë të zhvillojnë aftësi thelbësore për jetën, karrierën dhe sipërmarrjen.
Një Ditë Inovacioni frymëzuese, e organizuar në kuadër të EU Code Week dhe në bashkëpunim me TUMO Tirana, u zhvillua në Piramiden e Tiranes. Aktiviteti mblodhi 20 nxënës nga Ramazan Jarani School, të cilët morën pjesë në sesione praktike të fokusuara në robotikë, kodim dhe teknologji kreative. Përmes punës në grup dhe sfidave të bazuara në zgjidhjen e problemeve, nxënësit u inkurajuan të mendojnë në mënyrë kritike, të eksperimentojnë me zgjidhje inovative dhe të bashkëpunojnë në mënyrë efektive. Kjo përvojë forcoi aftësitë e tyre digjitale dhe teknologjike, duke nxitur njëkohësisht kreativitetin, vetëbesimin dhe mendësinë sipërmarrëse, kompetenca kyçe për sukses në një botë gjithnjë e më digjitale.
Në Lezhë, një Kamp Finance mblodhi 40 nxënës në një përvojë intensive dinamike të dedikuar edukimit financiar. Pjesëmarrësit eksploruan tema praktike si planifikimi i buxhetit, kursimi dhe menaxhimi i parave, përmes ushtrimeve interaktive dhe skenarëve nga jeta reale. Boot Camp-i synoi të forcojë kuptimin e nxënësve mbi përgjegjësinë financiare dhe t’i fuqizojë ata për të marrë vendime të informuara që do të ndikojnë pozitivisht në jetën e tyre personale dhe profesionale.
Ndërkohë, një Ditë Karriere e organizuar në shkollën Hasan Tahsini në Tiranë, u ofroi nxënësve një pasqyrë të vlefshme mbi botën e punës.
Përmes sesioneve orientuese, nxënësit u njohën me profesione të ndryshme dhe aftësitë e kërkuara nga tregu i sotëm i punës. Aktivitetet i ndihmojne nxënësit të reflektojnë mbi interesat dhe pikat e tyre të forta, si dhe të qartësojnë mundësitë për studime dhe karrierë në të ardhmen.

