Në Mars 2026 u zhvillua me sukses Junior UP 5.0 Selection Bootcamp, duke shënuar nisjen e edicionit të pestë të programit të inkubimit dhe akselerimit të startupeve të Junior Achievement of Albania.
Ndryshe nga edicionet e mëparshme, këtë vit programi u zhvillua në bashkëpunim me ENGIM dhe AKPA, në kuadër të projektit SkillALB, duke zgjeruar pjesëmarrjen edhe me të rinj nga shkollat e Arsimit dhe Formimit Profesional (AFP), krahas studentëve dhe JA Alumni.
Gjatë dy ditëve të Selection Bootcamp, pjesëmarrësit patën mundësinë të prezantojnë idetë e tyre të biznesit, të marrin pjesë në workshop-e dhe sesione mentorimi, si dhe të marrin feedback nga ekspertë të sipërmarrjes për të përmirësuar modelet e tyre të biznesit.
Në përfundim të procesit të përzgjedhjes, 19 startup-e u bënë pjesë e programit të startup-eve:
Hook Lab Studios
FleetLy
Grow Smart AI
Animal Care
Pet Harmony
UFO Media Production
Rose
E-Farm
VET Rescue
SHPE Smart
iCan
Banana Hub
AlbShift
Kthema Gati
PawPass
NetEstate
Glint
Private Tenders Albania
Pardon Moi
Përgjatë muajve në vijim, ekipet do të ndjekin një program të strukturuar inkubimi dhe akselerimi, duke përfituar trajnime, mentorim individual, networking dhe mbështetje praktike për zhvillimin dhe validimin e startup-eve të tyre.
Junior Achievement of Albania falënderon të gjithë pjesëmarrësit, mentorët, partnerët dhe jurinë për kontributin e tyre në këtë fazë të rëndësishme të programit dhe mezi pret të ndjekë rrugëtimin e këtyre startup-eve drejt Demo Day dhe zhvillimit të mëtejshëm të ekosistemit sipërmarrës në Shqipëri.
