Arsim Profesional

Të rinjtë e InnoVET 2.0 eksplorojnë inovacionin dhe sipërmarrjen në vizitën e dytë studimore në Universitetin POLIS

Të rinjtë e InnoVET 2.0 eksplorojnë inovacionin dhe sipërmarrjen në vizitën e dytë studimore në Universitetin POLIS

Junior Achievement of Albania, në bashkëpunim me Universitetin POLIS, organizoi vizitën e dytë studimore në kuadër të programit InnoVET 2.0, me pjesëmarrjen e 36 nxënësve nga Shkolla Teknike Korçë (26 nxënës) dhe Gjimnazi “Sami Frashëri” në Tiranë (10 nxënës). Nxënësit, të gjithë nga klasat e para dhe të dyta, u përfshinë në një eksperiencë orientuese që synon t’i afrojë ata me botën e inovacionit, prototipimit dhe sipërmarrjes.

InnoVET 2.0 afron të rinjtë me sipërmarrjen përmes sesioneve informuese në Korçë & Tiranë

InnoVET 2.0 afron të rinjtë me sipërmarrjen përmes sesioneve informuese në Korçë & Tiranë

Gjatë muajit nëntor, Junior Achievement of Albania zhvilloi dy sesione informuese në kuadër të projektit InnoVET 2.0. Javën e parë të nëntorit u zhvillua sesioni i tretë në Shkollën Teknike Korçë me pjesëmarrjen e 98 nxënësve, dhe javën pasardhëse sesioni i katërt në Gjimnazin “Sami Frashëri” në Tiranë me 92 nxënës.

Lançimi i platformës "LMS" dhe "Humans of JAA"

Junior Achievement Albania ka ndërmarrë një hap tjetër të guximshëm drejt formimit të së ardhmes së të nxënit me futjen në funksion të Sistemit të saj të ri të Menaxhimit të të Nxënit Digjital (LMS).

VETpreneur : Fuqizimi i të rinjve përmes arsimit sipërmarrës në Qipro 

Job Shadowing në Qipro – Qershor 2025 

VETpreneur Study Visit: Fuqizimi i të rinjve përmes arsimit sipërmarrës në Qipro 
15–24 Qershor 2025 | Qipro 

Në qershor 2025, udhëtimi VETpreneur vazhdoi me një program frymëzues 10-ditor job shadowing në Qipro. Nisma mblodhi së bashku partnerët zbatues të VETpreneur dhe organizatat e shoqërisë civile nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Bosnja & Hercegovina, të gjithë të angazhuar në menaxhimin e institucioneve të arsimit profesional, ndërtimin e kapaciteteve dhe fuqizimin e të rinjve. 

Gjatë vizitës, pjesëmarrësit eksploruan Nikozinë dhe zonat përreth, duke u angazhuar me organizata vendore, biznese dhe inovatorë socialë që po sjellin ndryshime pozitive në komunitetet e tyre. Këto shkëmbime ofruan një kuptim praktik mbi mënyrën se si arsimi sipërmarrës mund të fuqizojë të rinjtë dhe të forcojë bashkëpunimin ndërkufitar në rajon. 

VETpreneur: Fuqizimi i të rinjve të arsimit profesional përmes job shadowing në Slloveni

VETpreneur: Fuqizimi i të rinjve të arsimit profesional përmes job shadowing në Slloveni 

Në prill 2025, Junior Achievement Albania mori pjesë në një program 10-ditor job shadowing në Slloveni, në kuadër të projektit VETpreneur. Programi bashkoi nxënës, mësues dhe staf drejtues nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Bosnja & Hercegovina, duke i zhytur ata në ekosistemin dinamik të sipërmarrjes dhe arsimit profesional në Slloveni. 

9 pjesëmarrës nga Shqipëria u angazhuan me sipërmarrës inovativë, ndoqën nga afër funksionimin e përditshëm të bizneseve dhe morën pjesë në punëtori praktike mbi integrimin e EntreComp Framework — modelit europian për kompetencat sipërmarrëse — në mësimdhënie dhe të nxënë. Ky kuadër ndihmon mësuesit dhe të rinjtë të lidhin arsimin me nevojat e tregut të punës, duke nxitur punësueshmërinë, inovacionin dhe mendësinë sipërmarrëse.