Emocione, frymëzim dhe vizione për të ardhmen! Sot, 80 nxënës nga 50 shkolla të mesme nga e gjithë Shqipëria u bënë pjesë e një eksperience që shumë e quajnë pikënisjen e rrugëtimit të tyre profesional: “Drejtues për një Ditë 2025”.
GEN-E Albania 2025: Nxënësit shqiptarë shkëlqejnë në Festivalin Kombëtar të Sipërmarrjes
Më 8 dhe 9 maj 2025, në ambientet e Piramidës së Tiranës dhe Innovation Hub, u zhvillua edicioni i 13-të i GEN-E Albania – Festivalit Kombëtar të Sipërmarrjes, organizuar nga Junior Achievement of Albania. Ky event mbledh më të talentuarit dhe më të angazhuarit nxënës të shkollave të mesme nga e gjithë Shqipëria, për të prezantuar idetë e tyre sipërmarrëse dhe bizneset e krijuara gjatë vitit shkollor.
VETpreneur: Fuqizimi i të rinjve të arsimit profesional përmes job shadowing në Slloveni
VETpreneur: Fuqizimi i të rinjve të arsimit profesional përmes job shadowing në Slloveni
Në prill 2025, Junior Achievement Albania mori pjesë në një program 10-ditor job shadowing në Slloveni, në kuadër të projektit VETpreneur. Programi bashkoi nxënës, mësues dhe staf drejtues nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Bosnja & Hercegovina, duke i zhytur ata në ekosistemin dinamik të sipërmarrjes dhe arsimit profesional në Slloveni.
9 pjesëmarrës nga Shqipëria u angazhuan me sipërmarrës inovativë, ndoqën nga afër funksionimin e përditshëm të bizneseve dhe morën pjesë në punëtori praktike mbi integrimin e EntreComp Framework — modelit europian për kompetencat sipërmarrëse — në mësimdhënie dhe të nxënë. Ky kuadër ndihmon mësuesit dhe të rinjtë të lidhin arsimin me nevojat e tregut të punës, duke nxitur punësueshmërinë, inovacionin dhe mendësinë sipërmarrëse.
Sipërmarrja vjen në Shkodër: Të rinjtë prezantojnë kompanitë e tyre kreative!
13 Start-up-e të reja nisin rrugëtimin në Junior UP 4.0
Mendje të Reja, Ide të Mëdha: Kompanitë e Nxënësve shkëlqejnë në Berat!
Nga një Ide në një Startup: Rrugëtimi i LookUp Parking me mbështetjen e Junior Up
LookUp Parking është një nga historitë frymëzuese që dëshmojnë fuqinë e një ideje të mirë, por edhe mbështetjen e duhur. I krijuar nga alumni të Junior Achievement of Albania, ky startup sot po ndryshon mënyrën si e përjetojmë parkimin urban në Tiranë.

