Në prill, iniciativa "Leader for a Day" bashkoi mbi 97 nxënës me më shumë se 50 partnerë biznesi në një përvojë të jashtëzakonshme mësimore. Nxënësit patën mundësinë të ndërveprojnë drejtpërdrejt me profesionistë nga sektorë të ndryshëm, duke zbuluar nga afër realitetin e botës së punës.
Gjatë kësaj aktiviteti, mësimi praktik u bë ura që lidhi klasën me jetën reale, duke u ofruar të rinjve një mundësi të rrallë për të zhvilluar aftësi të buta dhe një mendësi sipërmarrëse. Bashkëpunimi me liderë të botës së biznesit i frymëzoi nxënësit të mendojnë me guxim për të ardhmen e tyre.
Kjo iniciativë e Junior Achievement Albania konfirmon edhe një herë fuqinë e mësimit përmes përvojës si mjet i vërtetë për t'i përgatitur të rinjtë për tregun e punës. Secili nxënës u largua me një perspektivë të re, me vetëbesim më të madh dhe me hapa konkretë drejt mendësisë së rritjes.
