Junior UP 5.0 Demo Day shpall fituesit e edicionit të pestë

1 Qershor 2026, u organizua Junior UP 5.0 Demo Day, eventin përmbyllës të edicionit të pestë të programit të inkubimit dhe akselerimit të startupeve. Pas disa muajsh trajnimesh, workshop-esh, mentorimi dhe zhvillimi të ideve të biznesit, 8 startup-e prezantuan zgjidhjet e tyre përpara një jurie të përbërë nga ekspertë të sipërmarrjes, investitorë dhe përfaqësues të ekosistemit të inovacionit.

Gjatë Demo Day, çdo ekip prezantoi startup-in e tij përpara jurisë, duke ndarë progresin e arritur gjatë programit, modelin e biznesit dhe vizionin për zhvillimin e mëtejshëm të kompanisë.

Në përfundim të eventit, tre startup-e u shpallën fituese të një granti mbështetës prej 10,000 USD secila:

Kthema Gati – 10,000 USD

Një platformë që thjeshton procesin e servisit të automjeteve përmes një zgjidhjeje door-to-door. Duke menaxhuar të gjithë ciklin, nga marrja e makinës, diagnostikimi, servisi dhe dorëzimi, startup-i synon t'u kursejë kohë drejtuesve të automjeteve dhe të sjellë më shumë transparencë e komoditet në industrinë e serviseve automobilistike.

PawMely – 10,000 USD

Një platformë digjitale që krijon një identitet elektronik të sigurt për kafshët shtëpiake, duke centralizuar dokumentacionin, historikun veterinar dhe informacionin e vaksinimeve në një vend të vetëm. Zgjidhja synon të lehtësojë punën e veterinerëve, të ndihmojë pronarët e kafshëve dhe të krijojë një sistem më të sigurt dhe të unifikuar identifikimi në Shqipëri.

OBShift – 10,000 USD

Një platformë inteligjente që bashkon WhatsApp, Instagram dhe Email në një sistem të vetëm komunikimi për bizneset. Me asistencë AI në gjuhën shqipe, menaxhim klientësh dhe automatizim të rezervimeve, OBShift ndihmon bizneset të përgjigjen më shpejt, të mos humbasin klientë potencialë dhe të rrisin efikasitetin e shitjeve.

Një falënderim i veçantë shkon për të gjitha startup-et pjesëmarrëse, mentorët, anëtarët e jurisë dhe partnerët që kontribuuan në realizimin e këtij edicioni të Junior UP.

🏆 Fituesi i vendit të parë, Kthema Gati, do të përfaqësojë Shqipërinë në GEN-E 2026, festivalin më të madh evropian të sipërmarrjes për të rinjtë, i cili do të zhvillohet në Riga, Letoni, ku do të prezantojë startup-in e tij përballë ekipeve më të mira nga e gjithë Evropa.

Junior UP vazhdon të mbetet programi kryesor i Junior Achievement of Albania për zhvillimin e sipërmarrësve të rinj, duke mbështetur transformimin e ideve inovative në biznese të qëndrueshme me potencial për t'u rritur në tregun shqiptar dhe ndërkombëtar.