JAA BizTown shndërron Piramidën e Tiranës në një mini-qytet

1–2 Qershor: JAA BizTown shndërron Piramidën e Tiranës në një mini-qytet 

Më 1 dhe 2 qershor, Piramida e Tiranës u transformua në JAA BizTown — një qytet miniaturë plotësisht funksional, i drejtuar nga 40 “qytetarë” të moshës 10–14 vjeç nga 5 shkolla në Tiranë: Sabaudin Gabrani, Skënder Çaçi, Edith Durham, Vasil Shanto dhe Jeronim De Rada

Pjesëmarrësit morën role kyçe si: 
🏦 Bankierë | 📮 Punonjës poste | 🏙 Planifikues urban | ✈️ Agjentë udhëtimesh | 💼 Zyrtarë punësimi 
🏗 Menaxherë ndërtimi | 🛡 Agjentë sigurimesh | 🏠 Agjentë imobiliarë | 📺 Punonjës media | 📱 Operatorë telekomi 

Ata bashkëpunuan gjithashtu me biznese reale — startup-et e dala nga programi i JAA për mbështetjen e sipërmarrjes, Switch Technologies dhe Pigi.app — të cilat vendosën stendat dhe shërbimet e tyre për t’u mundësuar qytetarëve të vegjël të përjetonin nga afër sesi funksionojnë teknologjia dhe sipërmarrja në praktikë. 

BizTown u mësoi pjesëmarrësve punën në grup, edukimin financiar, marrjen e vendimeve dhe aftësitë e komunikimit — duke i lënë të frymëzuar dhe të sigurt në vetvete. 

Znj. Bora Muzhaqi, Ministre e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, iu bashkua përvojës së BizTown duke provuar shërbimet që ofruan për një ditë bankierët e vegjël, agjentët e sigurimeve, zyrtarët e punësimit, agjentët e udhëtimit, agjentët imobiliarë dhe punonjësit bashkiakë. 

Kjo ishte faza pilot e BizTown, një aktivitet që do të zgjerohet në shumë qytete të tjera gjatë vitit të ri shkollor, duke u ofruar sa më shumë qytetarëve të vegjël mundësinë për të mësuar dhe praktikuar qytetarinë aktive