Gjatë këtij viti, Kampet e Financës, Ditët e Inovacionit dhe Ditët e Karrierës angazhuan rreth 300 nxënës të arsimit parauniversitar (K–9) në disa qytete .Përmes këtyre aktiviteteve, nxënësit patën mundësinë të mësojnë në mënyrë praktike mbi menaxhimin e parave, sipërmarrjen, inovacionin dhe zhvillimin e karrierës.
Këto iniciativa sollën në qendër edukimin financiar dhe zhvillimin e mendësisë sipërmarrëse, duke i ndihmuar të rinjtë të ndërtojnë vetëbesim, të punojnë në grup dhe të marrin vendime të informuara. Aktivitetet u zhvilluan përmes lojërave, sfidave dhe ushtrimeve praktike, duke i bërë konceptet e reja më të kuptueshme dhe më tërheqëse për nxënësit.
Përmes këtyre aktiviteteve praktike, JA Albania vazhdon të kontribuojë në formimin e një brezi të vetëdijshëm financiarisht, krijues dhe të përgatitur për sfidat e së ardhmes.
