18 Mësues të Trajnuar për të Sjellë Lidershipin në Klasat Shqiptare

Gjatë këtij viti, Junior Achievement Albania vazhdoi të investojë në fuqizimin e mësuesve, duke trajnuar dhe akredituar mbi 400 ,mësues në programe trajnimi që zhvillojnë aftësitë e jetës dhe të punës tek nxënësit.

Rreth 220 mësues të arsimit parauniversitar u trajnuan për modulin "Financat Personale", ndërsa 190 mësuese të arsimit parashkollor u akredituan për modulin "Vetja Jonë", në kuadër të trajnimeve të zhvilluara në Durrës, Elbasan, Dibër, Gjirokastër, Pogradec, Berat, Shkodër dhe Tiranë

Njëkohësisht, 18 mësues të shkollave të mesme u akredituan për modulin "Lider për një Ditë", duke u ofruar nxënësve mundësinë të zhvillojnë aftësi lidershipi, vetëbesim dhe aftësi të buta përmes të nxënit praktik.

Përmes këtyre trajnimeve, mësuesit pajisen me njohuritë dhe metodologjinë e të nxënit përmes përvojës, duke u dhënë mundësi mijëra nxënësve të zhvillojnë aftësi financiare, sipërmarrëse dhe personale që i ndihmojnë të përgatiten për të ardhmen.