Për më shumë se 10 vjet, Junior Achievement of Albania i është përkushtuar pasurimit të edukimit të të rinjve shqiptarë nëpërmjet zbatimit të moduleve tona arsimore në mjediset parauniversitare.
Jemi jashtëzakonisht krenarë të njoftojmë se Albanian - American Development Foundation (AADF) ka nënshkruar së fundmi një Marrëveshje Bashkëpunimi me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë për të sjellë modulet tona të Edukimit Financiar dhe Sipërmarrjes në institucionet e arsimit profesional në Shqipëri. Kjo shënon një moment historik të rëndësishëm në misionin e organizatës sonë për të ofruar arsim dhe trajnim cilësor për të rinjtë në Shqipëri, si një investim strategjik i AADF.
Dhe tani, falë kësaj Marrëveshje Bashkëpunimi, do të kemi mundësinë të zgjerojmë shtrirjen tonë edhe më tej dhe t'u ofrojmë këto burime të vlefshme nxënësve në arsimin profesional.Gjithsej 33 institucione të arsimit profesional në të gjithë vendin, që u shërbejnë rreth 18,000 nxënësve, do të kenë mundësinë të bëhen pjesë e programeve tona dhe të bëhen pjesë e rrjetit tonë kombëtar dhe ndërkombëtar, i cili aktualisht përfshin mbi 5 milionë të rinj në Evropë dhe mbi 15 milion globalisht.
Ky është një moment vërtet emocionues për JAA dhe ne jemi të etur të shohim ndikimin pozitiv që modulet tona të Edukimit Financiar dhe Sipërmarrjes do të kenë tek liderët e ardhshëm të Shqipërisë.