Pas një serie të gjerë sesionesh informative, thirrja e hapur e Junior UP 2.0 për startup-et mblodhi një sërë idesh inovative. Aplikimet ishin të ndryshme në fazën e zhvillimit të tyre, në industri dhe demografi.Ekipi i JUP-it pas shqyrtimit të kujdesshëm të aplikimeve, shpalli ekipet e përzgjedhura për pjesëmarrje në Selection Bootcamp që u zhvillua në datat 5 deri më 6 maj.Në vetëm një ditë e gjysëm 14 startupe:
- morën pjesë në 2 seminare të përshpejtuara mbi Sqarimin e Problemit që startupi synon të zgjidhë dhe Modelin e Biznesit, si dhe në Aftësitë e Pitching (prezantimit përpara jurisë), 
- u mentoruan nga 5 ekspertë të ekosistemit në fushat kryesore të startup-eve, 
- prezantuan para një jurie ekspertësh potencialin e tyre fillestar dhe arsyet kryesore pse ishte e rëndësishme të jenë pjesë e Programit JUP 2.0. 
Selection Bootcamp ishte një mundësi e shkëlqyer ndërveprimi e ekipet që aspirojnë të jenë pjesë e JUP 2.0, me ekspertë dhe ekipin e programit. Në fund të Bootcamp-it, 11 ekipe u zgjodhën për t'u bërë pjesë e grupit JuniorUP 2.0:
- Real Albanian 
- Contract Box, 
- Subitis, 
- Mediacup, 
- On time, 
- Artopolis Academy, 
- YAS, 
- Ule Pak, 
- Study Hub, 
- Citibout 
- UCAN 

 
             
             
             
             
             
             
            