Zagreb – Qershor 2025
Nga 2–4 qershor, JA Albania iu bashkua partnerëve në Zagreb për nisjen zyrtare të Projektit DEAL , i cili synon të promovojë edukimin për debat dhe qytetarinë aktive te të rinjtë në Shqipëri, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Kroaci.
Gjatë tre ditëve, partnerët planifikuan aktivitetet, përcaktuan afatet kohore dhe ranë dakord për zhvillimin e një trajnimi për mësuesit dhe trajnerët e debatit në Maqedoninë e Veriut këtë vjeshtë. U diskutuan metodologjitë dhe rezultatet e pritshme për të siguruar zbatim cilësor në të gjitha vendet partnere.
Një vizitë në qendrën multimediale të sapohapur “Experience Europe” solli ide të reja për përfshirjen e të rinjve në temat europiane.
Projekti udhëhiqet nga Hrvatsko Debatno Društvo (Shoqata Kroate e Debatit), në partneritet me JA Albania dhe Youth Educational Forum (MOF), dhe mbështetet nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kroacisë.