Në kuadër të Javës Globale të Parasë Junior Achievement Albania organizoi një sërë aktivitetesh që promovuan edukimin financiar dhe të nxënit përmes përvojës. Mbi 500 nxënës të klasës së nëntë morën pjesë në kuizin online të Financave Personale, ndërsa rreth 50 nxënës në Kampet e Financës të zhvilluara në Durrës dhe Vlorë.
Në të njëjtën periudhë, 20 mësues të arsimit të mesëm dhe arsimit e formimit profesional u trajnuan dhe u akredituan për modulin "Kompania e Nxënësve", duke zgjeruar mundësitë për zbatimin e metodologjisë së të nxënit praktik në klasë.
Përmes këtyre aktiviteteve, Java Globale e Parasë kontribuoi në zhvillimin e njohurive financiare dhe aftësive sipërmarrëse të të rinjve, duke forcuar angazhimin e JA Albania për përgatitjen e nxënësve për jetën dhe tregun e punës.
