GEN-E 2025: Junior Achievement of Albania në GEN-E Europe, Athinë 

Nga 1–4 korrik, JA Albania mori pjesë në GEN-E 2025, festivalin më të madh europian të sipërmarrjes për të rinj, zhvilluar në Athinë. Me mbi 900 inovatorë të rinj nga 40+ vende, festivali prezantoi ide sipërmarrëse që zgjidhin probleme reale. 

24 pjesëmarrës nga Shqipëria — nga programet Junior UP dhe Kompania e Nxënësve — konkurruan me pasion, duke fituar katër çmime ndërkombëtare: 

🏆 PIGI – Start-Up i Vitit 2025 
🏆 PulsePal – Digital Innovation Award & Get in the Ring Winner, Kolegji Turgut Ozal 
🏆 Aquabrain – Green Manufacturing Award, Gjimnazi Arben Broci, Tiranë 
🏅 SilverSprings – FedEx Access & Delta Sustainability Award Nominee, Gjimnazi Arben Broci, Tiranë 

Pas GEN-E, ekipi PulsePal mori pjesë në Unknown Summer School në Hagë dhe Roterdam, duke iu bashkuar inovatorëve nga 27+ vende për një program intensiv mbi sipërmarrjen, kreativitetin dhe rrjetëzimin global.