Të rinjtë përballen me sfida financiare në Kampe Finance në Elbasan, Kukës, Berat dhe Shkodër

Si mund ta menaxhojmë më mirë buxhetin tonë? Si ta kthejmë një ide biznesi në sukses? Këto ishin disa nga pyetjet kryesore me të cilat u përballën 129 nxënës nga Elbasani, Kukësi, Berati dhe Shkodra në Kampe Finance, të organizuara nga Junior Achievement Albania gjatë nëntorit dhe dhjetorit 2024.

Festimi i Javës Globale të Sipërmarrjes 2024

Junior Achievement Albania (JAA) është krenar të jetë ofruesi më i madh i edukimit financiar, përgatitjes për punë dhe edukimit sipërmarrës në vend. Prej më shumë se një dekade, JAA ka fuqizuar nxënësit dhe mësuesit me programe novatore që i pajisin të rinjtë…

PROJEKTI "Sipërmarrësit e së ardhmes në laboratorët e sipërmarrjes në shkollë

Në kuadër të projektit ’’Sipërmarrësit e së ardhmes në laboratorët e sipërmarrjes në shkollë’’ me mbështetjen e Fondacionit Credins dhe Teleperfomance, Junior Achievement of Albania inauguroi më 23 dhe 25 shtator laboratorët të sipërmarrjes, në shkollat 9 vjeçare “Kozma Basho” Pogradec dhe “Nënë Tereza”, Lezhë.

Krijimi i laboratorëve u bë i mundur nëpërmjet dhurimeve të alumni në Junior Achievement of Albania në vite, sot sipërmarrës të rinj, nëpërmjet platformës crowdfundig SMILE.AL, mbështetjes financiare të Fondacionit Credins dhe pajisjeve kompjuterike bashkëkohore mundësuar nga Teleperformaca.

Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë përfaqësues të DAR dhe ZVA Lezhë, nxënës, mësues përfaqësues të Junior Achievement of Albania, Fondacionit Credins SMILE.AL, dhe TELEPERFORMANCA.

Laboratorët e sipërmarrjes janë konceptuar si një mjedis miqësor dhe inovativ  për zhvillimin praktik të njohurive e aftësive sipërmarrëse dhe menaxhimit të financave per nxënësit e këtyre shkollave. Këto mjedise miqësorë per nxënësit dhe të pajisura me mjetet e nevojshme kompjuterike,  do të shfrytëzohen nga të gjithë nxënësit e mësuesit e këtyre shkollave, gjatë zhvillimit të moduleve që lidhen me financat personale, sipërmarrjen dhe zhvillimin e karrierës si dhe për të zhvilluar aktivitete jashtë kurikulare, që përfshijnë jo vetëm nxënës e mësues por dhe përfaqësues nga bota e biznesit.

Aktivitetet e para që do të mirëpresë ky laborator do të jenë Kampet e Financës për nxënës të moshave 13-15 vjeç, te cilët do të mund  praktikojnë, nëpërmjet lojës, njohuritë e aftësitë për financat dhe sipërmarrjen. Ndërkohë mësuesit të  lëndës së qytetarisë të  shkollave në të dy ZVAP do të ndjekin zhvillimin e Kampit të Financës, me qëllim marrjen e modelit dhe metodologjisë së Kampit të Financës dhe realizimit në shkollat e tyre. Kjo qasje do t’i ndihmojë të aplikojnë  këtë model në aktivitete të vazhdueshme të organizuara në nivel shkolle, vit pas viti, me nxënës të klasave të arsimit të mesëm të ulët. 

Kjo iniciativë, është një tregues i rëndësisë së bashkëpunimit ndër sektorial për të përmirësuar kushtet e mësimdhënies dhe rritur kohezionin mes shkollës, biznesit dhe aktoreve lokale per aplikimin e modeleve praktike të edukimit financiar dhe sipërmarrës.