Programi i Inkubimit dhe Akselerimit JUP 3.0

Programi i Inkubimit dhe Akselerimit Junior UP 3.0 është një vazhdimësi e suksesit të 2 kohortave të mëparëshme, prej të cilave 7 startupe të rinjsh janë mbështetur financiarisht dhe me ekspertizë për të kthyer idetë e tyre në biznese të suksesshme dhe qëndrueshme.

JUP 3.0 është një program intensiv i përbërë prej 5 sprintesh të drejtuara kryesisht nga ekspertë ndërkombëtarë në bashkëpunim me SwissEP dhe ekspertëve lokal më të suksesshëm. 8 startupet pjesë e kohortës së 3të, menjëherë pas Selection Bootcamp u përfshinë në dinamikën e sprinteve:

  1. Qasja Lean Canvas dhe Kuadri Ligjor i Startup-eve në Shqipëri,

  2. Përputhshmëria mes Problemit dhe Zgjidhjes (Problem-Solution Fit),

  3. Zhvillimi i një strategjie për të dalë në treg (Go to market strategy)

  4. Ndërtimi i marrëdhënieve me investitorët,

  5. Prezantimi përpara investitorëve dhe palëve të interesuara.

Në më shumë se 50+ orë workshope dhe 70+ orë mentorime, 8 startupet arritën të diskutojnë, ngrenë hipoteza dhe plane konkrete se si të ndërtojnë startupe dhe biznese me në qendër klientin, sipas modeleve më të mira ndërkombëtare. Ekpsertiza dhe njohuritë e thella të ekspertëve ndihmuan sipërmarrësit e JUP 3.0 se si të vizionojnë kompani të cilat nisjen e kanë në tregun shqiptar por synojnë t’i shërbejnë edhe tregjeve ndërkombëtare.

Pas 5 sprintesh me mentorime dhe workshop-e, testimeve dhe prototipeve, 7 startupe do të mund të tregojnë potencialin e tyre përpara jurisë investitorë për të përfituar mbështetje financiare dhe teknike përmes Junior Achievement of Albania. Demo Day do të zhvillohet në datën 13 Qershor në ambjentet e Qendrës Piramida.

JUP 3.0 kohorta e 3të gati për Programin e Inkubimit e Akselerimit

Me hapjen e thirrjes për aplikime në kohortën e 3të të Programit JuniorUP në datën 15 Shkurt, nisën edhe takimet informuese mbi të gjitha etapat e kriteret e Programit JUP 3.0. Përgjatë gjithë muajit Shkurt e deri në datën e fundit të aplikimit 15 Mars, përfaqësues të programit organizuan takime informuese e këshilluese me të rinj të cilët idetë e tyre dëshironin t’i kthenin në biznese të suksesshme.

Përmes këtyre 15 takimeve u arrit që të prezantohej kjo mundësi në më shumë se 550 studentë të:

1.      Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës

2.      Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës,

3.      Universitetit Europian të Tiranës

4.      Universitetit të New York,

5.      Western Balkan University,

6.      Universitetit Polis,

7.      Kolegjit Universitar Beder,

8.      Ofipina HUB.

Në përfundim të periudhës së aplikimeve u përzgjodhën 17 ekipe dhe ide biznesesh për të avancuar në Selection Bootcamp, një event intensiv prej 1 dite e gjysëm. Në Selection Bootcamp ekipet patën mundësinë të përmirësojnë idetë e tyre përmes mentorimeve kokë më kokë me ekspertë të fushës. Në përfundim të Selection Bootcamp u përzgjodhën 8 ekipet më premtuese për të qenë pjesë e kohortës së 3të të programit Junior UP:

1.      Multifunctional Educational Gaming M.E.G,

2.      Vintagora,

3.      Bubi,

4.      Lookup

5.      Whassup,

6.      V’ark,

7.      Shamata,

8.      Myofit.

JUP 3.0 është thirrja e hapur për 'ata që guxojnë'!

Junior Achievement of Albania me kënaqësi ka lançuar që prej muajit Shkurt thirrjen për sipërmarrës të rinj të cilët dëshirojnë të bëhen pjesë e JUP 3.0, programin tonë të inkubimit. Për të tretën kohortë ne jemi duke kërkuar për ata që guxojnë të pilotojnë dhe transformojnë idetë e tyre në sipërmarrje të suksesshme.

Ndaj, Junior Up nuk është thjesht një program startupesh por një thirrje për ata që guxojnë të sfidojnë veten e tyre, guxojnë të testojnë idetë e tyre dhe t’i kthejnë ato në diçka të sfiduese në tregun lokal e global.


JUP 3.0 përbëhet nga:

  • trajnime praktike nga sipërmarrës ndërkombëtar e lokal,

  • mentorim me ekspertë lokal dhe ndërkombëtar,

  • mundësi rrjetëzimi lokalisht dhe ndërkombëtarisht.

Përmes kanaleve online dhe jo vetëm, përfaqësues të Programit kanë zhvilluar mbi 15 sesione informuese në universitete si:

  1. Universiteti Europian i Tiranës,

  2. Western Balkan University,

  3. Kolegji Universitar Beder,

  4. Universiteti Polis,

  5. Ofiçina Hub,

  6. University of New York Tirana,

  7. Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë,

  8. Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja.

JUP 3.0 është një mundësi e mirë për të marrë njohuri, eksperiementuar dhe për të kaluar nga procesi idesë në atë të produktit ose shërbimit përfundimtar. Përmes instrumentave të ndryshëm, startup-et më premtuese të kohortës përfitojnë një grant investimi dhe ai më premtuesi përfaqëson Shqipërinë në GenE 2024 festivalin më të madh të sipërmarrjes në Europë.