Mbyllëm me sukses një kapitull shumë të rëndësishëm për 17 Kompani të reja Nxënësish në Panairin Rajonal Gjirokastër | Kompania e Nxënësve 2022!Rreth 90 nxënës nga gjimnaze të qyteteve: Sarandë, Gjirokastër, Tepelenë, Memaliaj, Fier, Kuçovë, Kavajë e Durrës…
Trajnimet Nxënës - Mësues | Kompania e Nxënësve 2022
Trajnimi i klubeve të debatit në Universitete
BY LEAP: Mbështetje konkrete për OJF të të rinjve
Në kuadër të projektit “Të lidhim edukimin, aftësitë dhe potencialet rajonale me praktikat rajonale të punësimit të të rinjve” – BY LEAP, financuar nga Programi për Shoqërinë Civile dhe Median - 2019 i Bashkimit Evropian, pesë organizata të shoqërisë civile u mbështetën nga JA of Albania gjatë periudhës Tetor 2021-Shkurt 2022 për të zhvilluar Planet Strategjike të tyre.25 pjesëtarë të këtyre organizatave u përfshinë në një cikël trajnimesh për ngritjen e kapaciteteve të tyre për të hartuar Planin Strategjik dhe Strategjinë për Ngritjen e Fondeve, si dhe u trajnuan e mentoruan për finalizimin e këtij dokumenti strategjik.Organizatat “Qendra MEKZH”, Qendra “YIE”, ‘Klubi Kombëtar i Prindërve me CSA”, “Qendra JUS” dhe Qendra “Destiny” kanë hartuar tashmë Planet e tyre Strategjike dhe të ngritjes së fondeve për periudhën 2022-2025 dhe do të vijojnë ti zbatojnë këto plane.
Thirrje për vullnetarë/mentorë
Programi i JA “Kompanitë e Nxënësve” shtrihet në 36 orë mësimore përgjatë vitit arsimor dhe i ndihmon të rinjtë të vlerësojnë e kuptojnë më së miri rolin e biznesit në shoqërinë dhe kontekstin lokal. Gjatë procesit mësimor nxënësit bëhen pjesë e një shoqërie biznesi të krijuar nga ata vetë në klasë…
''Tuned in finance''quiz
601 nxënës të shkollave 9 vjeçare në Shqipëri u përfshinë në kuicin ‘’Tuned in Finance’’ realizuar nga JA of Albania në bashkëpunim me Arrow Global. Kuizi kishte si qëllim matjen e njohurive të marra nga nxënësit mbi financat personale , kredinë e investimet permes moduleve te JA të integruara në lëndën e “Qytetarisë”…
Junior Achievement Worldwide nominohet për çmimin Nobel të Paqes 2022!
Projekti BY LEAP: Webinar për rritjen e kapaciteteve të OJF-ve
E diela e datës 23 janar përmbylli paketën prej pesë (5) webinarësh mentorues për pesë (5) OJF të përzgjedhura në kuadër të projektit BY LEAP. Qëllimi kryesor i këtij webinari ishte të mbështeste dhe të ndihmonte OSJF-të (të përzgjedhura përmes thirrjes së hapur) në zhvillimin e planit strategjik dhe të mbledhjes së fondeve, si shtyllat kryesore të mirëfunksionimit dhe fuqizimit të një organizate. Gjatë dy webinareve të fundit OJF-të patën mundësinë të eksplorojnë dhe të rrisin kapacitetet e tyre në lidhje me tema të tilla si menaxhimi i organizatës, planifikimi dhe vlerësimi, burimet financiare, marrëdhëniet me publikun dhe rrjeti i bashkëpunimit. Nëpërmjet këtyre webinareve, rreth 20 anëtarë nga OSJF-të (menaxherë projektesh, drejtorë ekzekutivë, koordinatorë programesh dhe vullnetarë) jo vetëm që patën mundësinë të pasurojnë kontributin e tyre brenda organizatave së tyre, por edhe të lidhen mes tyre dhe të ndajnë histori dhe përvoja frymëzuese.
Trajnimet e mësuesve
Gjatë muajve nëntor dhe dhjetor 276 mësues morën pjesë në trajnimet e organizuara nga JA.Zhvillimi profesional i mësuesve është një prioritet për ne, kështu që ne mbështesim fuqimisht mësuesit e JA përmes trajnimeve të vazhdueshme.Ne përpiqemi t'i pajisim mësuesit me aftësitë, njohuritë dhe qëndrimet e duhura në mënyrë që ata të mund të zbatojne me nxënësit metodat praktike e inovative të të mësuarit që u duhen atyre për të fituar kompetencen e sipërmarrjes.
Drejtues për një ditë 2021
Drejtues për një ditë' vazhdoi traditën e tij pavarësisht përshtatjes së kushteve të reja përmes të cilave bizneset e natyrave dhe madhësive të ndryshme tashmë po operojnë në treg. Liderët e rinj të mbi 14 shkollave të mesme nga e gjithë Shqipëria, kaluan një ditë pune përkrah drejtuesve të lartë të bizneseve…