Junior Achievement Albania zhvilloi së fundmi gjatë periudhës Shkurt-Mars 2024, 6 trajnime në kuadër të programit “Shoqëria e Nxënësve” mbi: "Raportin dhe Prezantimin".
Kampi i Inovacionit JAA në Fier
Më 25 Janar 2024, Junior Achievement Albania zhvilloi në Fier një Kamp Inovacioni që mblodhi së bashku 26 nxënës të shkollave të mesme. Objektivi kryesor i këtij eventi ishte kultivimi i kreativitetit dhe aftësive sipërmarrëse tek të rinjtë, duke njohur potencialin e tyre për të formësuar të ardhmen e inovacionit.
