Më 6 dhjetor 2024, Tirana u mbush me emocion dhe nostalgji ndërsa festuam 10-vjetorin e Junior Achievement Albania Alumni – një dekadë përvojash, sfidash dhe suksesi të përbashkët.
Trade Game
JUP 3.0 është thirrja e hapur për 'ata që guxojnë'!
Junior Achievement of Albania me kënaqësi ka lançuar që prej muajit Shkurt thirrjen për sipërmarrës të rinj të cilët dëshirojnë të bëhen pjesë e JUP 3.0, programin tonë të inkubimit. Për të tretën kohortë ne jemi duke kërkuar për ata që guxojnë të pilotojnë dhe transformojnë idetë e tyre në sipërmarrje të suksesshme.
Ndaj, Junior Up nuk është thjesht një program startupesh por një thirrje për ata që guxojnë të sfidojnë veten e tyre, guxojnë të testojnë idetë e tyre dhe t’i kthejnë ato në diçka të sfiduese në tregun lokal e global.
JUP 3.0 përbëhet nga:
- trajnime praktike nga sipërmarrës ndërkombëtar e lokal, 
- mentorim me ekspertë lokal dhe ndërkombëtar, 
- mundësi rrjetëzimi lokalisht dhe ndërkombëtarisht. 
Përmes kanaleve online dhe jo vetëm, përfaqësues të Programit kanë zhvilluar mbi 15 sesione informuese në universitete si:
- Universiteti Europian i Tiranës, 
- Western Balkan University, 
- Kolegji Universitar Beder, 
- Universiteti Polis, 
- Ofiçina Hub, 
- University of New York Tirana, 
- Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, 
- Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja. 
JUP 3.0 është një mundësi e mirë për të marrë njohuri, eksperiementuar dhe për të kaluar nga procesi idesë në atë të produktit ose shërbimit përfundimtar. Përmes instrumentave të ndryshëm, startup-et më premtuese të kohortës përfitojnë një grant investimi dhe ai më premtuesi përfaqëson Shqipërinë në GenE 2024 festivalin më të madh të sipërmarrjes në Europë.

 
                             
                 
                